“21 janari”/ Sot homazhe në Bulevard, familjarët shpresë për drejtësi te SPAK dhe BKH

0
543

Sot bëhen tetë vite nga vrasja e katër protestuesve të opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga Garda e Republikës.

Nën komandën Ndrea Prendit, ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, Garda e Republikës hapi zjarr ndaj protestuesve të thirrur nga Partia Socialiste para Kryeministrisë, duke vrarë katër protestues të pafajshëm dhe plagosur gjashtë të tjerë. Nga protesta mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Sot, familjarët, të afërmit si dhe përfaqësues politikë nga e majta do të zhvillojnë homazhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në vendin ku Garda vrau protestuesit e opozitës.

Të afërmit e tyre vijojnë që të kërkojnë drejtësi, apel të cilin ata e përsërisin çdo vit duke pasur shpresë se drejtësia e re do bëjë drejtësi për katër të vrarët. Gjykata ka vlerësuarmë herët se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

Ajo që nuk është përcaktuar ende është arma nga u qëllua Aleks Nika, sepse plumbi që kishte bërë rikoshet rezultoi mjaft i dëmtuar. Edhe pse kanë kaluar plot 8 vite, sërish drejtësia nuk ka bërë punën e saj duke lënë një plagë të thellë te familjet e viktimave.

Megjithatë, shpresa e familjarëve të Aleks Nikës, Ziver Veizit, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtajt, është drejtësia e re me institucionet që priten të krijohensi SPAK dhe BKH, për të çuar përpara përpara përgjegjësisë ligjore urdhëruesit dhe ekzekutorët e katër protestuesve të pafajshëm të cilët u vranë në një kohë kur protesta po shpërndahej dhe ndodheshin disa metra larg perimetrit rrethues të Kryeministrisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here