Saturday, May 18, 2024
Home Aktualitet Homazhe për nder të viktimave të 21 janarit

Homazhe për nder të viktimave të 21 janarit

0
492

Si çdo vit në bulevardin përballë kryeministrisë u bënë homazhe për nder të 4 të vrarëve të protetës së 21 janarit 2011.

Veç luleve dhe shtrëngimeve të duarve nuk pati asnjë deklaratë tjetër.

Tetë vite nga protestat e 21 janarit familjarët e 4 protestuesve që u vranë shprehen se ende nuk po shohin drejtësi për të afërmit e tyre.

Motra e Ziver Veizit, Trëndafilja në një prononcim për Ora News u shpreh se beson se çështja do të zbardhet nga institucionet e reja të drejtësisë.

Motra e Ziver Veizit: E kam përjetuar shumë keq, kam kaluar edhe në gjendje kome. Më erdhi e papritur, nuk kishin mbushur dy vjet që më kishte vdekur vëllai i parë që ma shtypi makina. Edhe drejtësi për atë akoma nuk kemi gjetur. Unë nuk dua ti kujtoj sepse janë shumë të hidhura për mua, dy vëllezër. Ai kishte shumë afrim me vajzën. Atë ditë që vajti në Tiranë vinte nga Greqia dhe i tha “do të kthehet babi, pasi të kthehet andej”. Nuk mundi të kthehej. Drejtësi nuk kemi gjetur akoma, megjithatë presim. Kemi pasur takime me kryeministrin, por këto i ka drejtësia. Me këtë drejtësinë e re kemi shpresë, me SPAK dhe BKH. Nuk kemi ankesa nga qeveria, kemi ankesa nga drejtësia.

Gjatë protestës së 21 janarit të 2011, mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here