Wednesday, May 1, 2024
Home Politikë Rritja 5% e buxhetit të arsimit, deputetja e PS: Do arrihet në...

Rritja 5% e buxhetit të arsimit, deputetja e PS: Do arrihet në 2023

0
448

Një nga pikat e studentëve, siç ështe ajo e rritjes me 5% të buxhetit të arsimit do të realizohet në vitin 2023.

Deputetja socialiste, Eglantina Gjermeni, e ftuar në studion e lajmeve të Ora News tha se qeveria është e angazhuar dhe po punon që buxheti për arsimin të kapë shifrat e rajonit dhe në vitin 2023 të arrijë përqindjen që kërkojnë studentët.

Eglantina Gjermeni: Një pjesë e kërkesave mund të zgjidhen menjëherë, siç po zgjidhen, një pjesë duan disa afate kohore, një pjesë zgjidhen gradualisht. Një prej tyre është pjesa e buxhetit, që nëse e shikojmë në konceptin kohor, buxheti për arsimin këto 5 vite ka ardhur në rritje. Ka ardhur një rritje graduale, e cila jo gjithmonë i ka plotësuar nevojat e universiteteve. Direkt tani me aktin normativ që do shikojmë buxhetin e këtij viti, 300 mln lekë alokohen nga buxheti i shtetit për ngritjen e kampusit universitar. Përveç të gjitha mundësive të tjera financiare që ofrohen qoftë për punësimin e studentëve ekselentë, qoftë përmes uljes së tarifave, duke u angazhuar që buxheti i arsimit të jetë në shifra të krahasueshm me rajonin, duke u angazhuar që deri në vitin 2023 të arrijë kjo përqindje që kërkohet nga studentët. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here