Friday, May 17, 2024
Home Kronika Shpifi ndaj Shkëlzen Berishës, Romeo Kara dënohet me 50 mijë lekë

Shpifi ndaj Shkëlzen Berishës, Romeo Kara dënohet me 50 mijë lekë

0
724

Ish-juristi i OSHEE, Romeo Kara është shpallur fajtor për shpifje dhe është dënuar me gjobë në lidhje me deklaratat e bëra në adresë të Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjykata i cilësoi si shpifje deklaratat e bëra nga ish-zyrtari i OSHEE në momentin që akuzoi Shkëlzen Berishën si të implikuar në marrëdhëniet mes kompanisë DIA dhe CEZ-it.

Gjykata e Tiranës ka dënuar ish-juristin e CEZ, Romeo Kara, me akuzën për shpifje ndaj Shkëlzen Berishës. Ky i fundit në cilësinë e të dëmtuarit, bëri padi për shpifje duke kërkuar edhe dëmshpërblim për cënimin e figurës.

Deklaratat, të cilat nga gjykata u konsideruan shpifje, u bënë nga Romeo Kara në një studio televizive, ku ish-juristi theksonte se Shkëlzen Berisha, bashkë me shtetasit Kastriot Ismailaj dhe Nuel Kalaj kanë luajtur rolin e sekserëve të privatizimit të OSSH-ë tek çekët e CEZ.

Sipas vendimit të Gjykatës, Kara ka bërë deklarata dhe mbi disa udhëtime të kryera drejt Pragës nga Shkëlzen Berisha me Kastriot Ismailajn, me qëllim ndërhyrjen e djalit të ish-kryeministrit për kontratën e Kompanisë DIA me CEZ.

Në vendimin e tij gjyqtari Gerd Hoxha, urdhëron të paditurin Romeo Kara të paguajë gjobën prej 50 mijë lekësh brenda 6 muajve të ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here