Sezoni i protestave, Mediu: Të ngrihet një shtab koordinimi, të takojmë çdo qytetar

0
505

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka kërkuar ngritjen e një shtabi kordinues për protesat që për qellim kanq largimin e qeverisë Rama. Ai tha se opozita duhet të dalë nga Tirana,  dhe të përqëndrohet në takime me qytetarët dhe grupet e interesit. Ndërkohë Ora News, ka zbardhur urdhrin e Bashës për strukturat,  të cilat i udhëzon që të shkojnë derë më derë për ti informuar dhe bindur qyterët që të protestojnë.

Opozita po organizohet për protesta masive për largimin e qeverisë, ndërsa aleati historik i Partisë Demokratike, kreu i Republikanëve, Fatmir Mediu, ka kërkuar më shumë kordinim mes partive opozitare.

Në një takim me strukturat, Mediu tha se opozita duhet të hapet drejt grupeve të interesit.

Mediu: Do t’i kërkoja zotit Basha, në emrin tuaj dhe të gjithë kolegëve të opozitës që të kemi një veprim më të organizuar duke ndërtuar një shtab opozitar të protestës, në qendër dhe marrëdhëni me strukturat e partive në bazë. Është e domosdoshme të kemi një përfshirje të gjithë subjekteve politike opozitare në këtë organizim proteste. Është e domosdoshme të kemi një bashkim të të gjithë shqiptarëve, jo vetëm opozitar, por intelektualë, të rinj, grupe interesi, pronarë, të përndjekur, të gjithë së bashku.

Kreu i republikanëve kërkoi gjithashtu intensifikimin e takimeve me qytetarët, dhe jo opozitë, siç tha ai, në ekranet e televizioneve.

Mediu: Opozita nuk është thjesht protesta në televizion, por është marrëdhënie drejtpërdrejtë në çdo skaj të Shqipërisë, në kuptimin më të drejtë që duhet të ndërtojmë me njerëzit, për ti dëgjuar dhe kuptuar, për të luftuar dhe ndryshuar së bashku me ta.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka urdhëruar deputetët, kryetarët e degëve dhe të deleguarit, të organizojnë strukturat për protestat.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here