Sunday, May 19, 2024
Home Kronika Vrau 24 vjeçarin nga Shqipëria në zemër për prostitutat, 18 vite burg...

Vrau 24 vjeçarin nga Shqipëria në zemër për prostitutat, 18 vite burg shqiptarit në Itali

0
497

Një 23 vjeçar shqiptar u dënua me 18 vite burg në Itali, pasi akuzohet për vrasjen e një shqiptari tjetër.

Emiljano Bigmeti, akuzohet për vrasjen e Ilir Berishës, 24 vjeç. I riu mbeti i vrarë me armë zjarri në zemër jashtë një klubi nate në Cermenate, natën e 15 shtatorit 2017.

Hetimet kanë zbuluar se krimi ka ndodhur pas një zënke midis tyre për kontrollin e hapësirës për aktivitetin e prostitutave nga Evropa Lindore. Berisha u shoqërua me urgjencë në spital nga një mik i tij, por nuk arriti të jetonte.

Kryerësi i krimit u largua dhe u arrestua një ditë më vonë në Curmayeur teksa po përpiqej të linte Italisë.

Prokuroria kërkoi 20 vite burg për shqiptari, ndërsa gjykata e dënoi atë me 18 vite.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here