VIDEO/ Shqipëria, ‘Shtëpi e Jetës’ për shpëtimin e hebrenjve, Meta: Kurrë më genocid!

0
689

Shqipëria është shpallur “Shtëpi e Jetës” nga Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg”, në nderim të hebrenjve që shqiptarët mbrojtën dhe shpëtuar nga shfarosja.

Ky fondacion vendosi në Tiranë një pllakatë nderi dhe në ceremoninë e rastit, foli Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili theksoi:  “Ky akt nderon në mënyrë të veçantë ata shqiptarë, që të udhëhequr nga kodi ynë zakonor i mikpritjes dhe i besës, nën parimin se “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”, strehuan bujarisht dhe vunë në rrezik jetën e tyre, duke shpëtuar nga shfarosja, qindra e mijëra hebrenj gjatë Holokaustit.

Fatkeqësisht, ne u bëmë vetëm dy dekada më parë, dëshmitarëv të masakrave në Ruanda, Bosnje e Hercegovinë dhe po kështu edhe në Kosovë.

Genocide e veprime të tilla çnjerëzore ndaj kujtdo që i përket një etnie, feje apo kombësie të ndryshme, nuk duhet të ndodhin më. Nuk duhen lejuar të ndodhin kurrsesi në botën ku jetojmë sot.

“Kurrë më”, ky është apeli i të mbijetuarve të Holokaustit, disa prej të cilëve shpëtuan pikërisht në këtë truall falë shpirtit altruist të shqiptarëve dhe ky është mesazhi ynë nga Tirana, kryeqendra e Shtëpisë më të re botërore të Jetës.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here