Vazhdon protesta e studentëve, pritet vendimi i trupës akademike për grevë

0
587

Studentët në disa fakultete në Tiranë vazhdojnë bojkotin e mësimit dhe protestën e tyre, ku kërkojnë agrogimin e Ligjit të Arsimit të Lartë.

Protesta vazhdon sipas një axhende të përcaktuar me diskutime dhe ligjërime nga pedagogë që i janë bashkuar të rinjve.

Pritet që në datën 1 shkurt, trupa akademike që do të mblidhet në një takim të vendosë një datë për një grevë, me synim që qeveria të ndërmarrë hapat e duhura për rishikim tërësor të Ligjit të Arsimit të Lartë dhe modelit të universitetit publik në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here