Tuesday, May 28, 2024
Home Kronika Vritet me armë ish-polici në Tiranë (Emri)

Vritet me armë ish-polici në Tiranë (Emri)

0
1459

Një ish-polic  është qëlluar për vdekje me armë zjarri në stacionin e “Tiranës së Re”.

Nga të dhënat e para raportohet se viktimë ka  mbetur Arben Bilali.

Burime i thanë “BalkanWeb” se autorët pasi kanë qëlluar në drejtim të ish-efektivit të Policisë së Shtetit janë larguar nga vendngjarja me një makinë tip “Benz”.

Për shkak të plagëve të marra ish-efektivi i policisë nuk arriti të mbijetonte edhe pse ndihma mjekësore iu dha në kohë rekord. Policia ka ngritur postblloqe dhe po punon për identifikimin e autorëve.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se ish-efektivit të policisë, Arben Bilialit, që mbeti i vrarë tek stacioni i fundit i “Tiranës së Re”  nëntë vite më parë i kanë vrarë edhe vëllain, Leonard Bilalin.

Njoftimi i policisë:

“Tiranë Informacion paraprak Rreth orës 14:35 në zonën e Selitës është plagosur me armë zjarri një shtetas i moshës rreth 50-vjeç, i cili ndërroi jetë në spital. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

Vijon…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here