Saturday, May 4, 2024
Home Kronika Itali, 26 vjeçari shqiptar arrestohet gjatë ceremonisë së martesës

Itali, 26 vjeçari shqiptar arrestohet gjatë ceremonisë së martesës

0
659

Një 26 vjeçar shqiptar që u dënua nga territori italian në shkurt të vitit 2017 dhe u shoqërua në kufi nga autoritetet italiane, u arrestua këtë mëngjes nga karabinierët ndërsa ishte duke martuar në komunën e Paullo, në provincën e Milanos.

Policia e dinte, se i riu i përfshirë në rrjetin e drogës, ishte kthyer në Itali, por nuk e dinin saktësisht ku ndodhej. Në të njëjtën kohë, ata morën raporte për dasmën e tij

Ceremonia, në fakt, sipas hetuesve ishte një mashtrim i organizuar për të marrë një leje qëndrimi.

Gruaja e tij në letra, ishte një 22 vjeçare moldave që kishte probleme të shumta me drogës, e cila ka pranuar “martesën” për para ose për drogë.

Në ora 10:00, pak para se të dy t’i thoshin “po” njëri-tjetrit, karabinierët hynë në sallë.

Shqiptari u arrestua për rikthim të paligjshëm në Itali, ndërsa vajza u raportua.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here