Rama ulet në Kuvend, Basha: Ty do të shkulin nga ajo karrige!

0
533

Kryeministri Edi Rama ka shkuar më në fund në Kuvend, 2 orë e gjysëm pasi kishte nisur seanca dhe ishte kërkuar me vendosmëri nga opozita për të dhënë përgjigje për gjithë ç’ka denoncoi një natë më parë “Zëri i Amerikës”.

Nga vendi, kreu i opozitës Lulzim Basha i kujtoi grabitjen e radhës që ishte parashikuar nga Rama dhe klientët e tij, të fondeve të Unazës së Re, por që dështoi për të një rastësi fatkeqe.

“Besoj e dini, – tha Basha, se sot anuluan tenderin e Unazës së re, se ishte përcaktuar se do ta merrte Gjoka, tenderin tek Unaza, po ishte futur një fatkeq që kishte afruar 5 milionë më pak dhe është prishur pazari.”

Ndërsa Basha fliste, Rama tundke kokën nga vendi i tij duke mohuar.

Por Basha vazhdoi: “Se me kë rrinë kriminelët, e tha dje Zëri i Amerikës. Tik tak po të mbaron koha, ty të parin do të shkulin nga ajo karrige! Nuk do të ketë as ABI Bank dhe as lobist që të të shpëtojnë lëkurën. Prandaj zbrit nga ajo karrige!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here