Deputeti i LSI, Përparim Spahiu: Ti Rama ke frikë nga vjedhjet e tua, ke frikë nga burgu!

0
657

Reagimi i fortë ka ardhur në mbrëmjen e kësaj të diele nga Përparim Spahiu. Deputeti i LSI Përparim Spahiu deklaron se kryeministri Rama është kapur flagrant me grabitjen në Unazën e Re dhe se për këtë ai është në panik nga zbërthimi i vjedhjeve të tij dhe të qeverisë së tij.

Përparim Spahiu njihet për qëndrimet e tij të pavarura në politikë, ndonëse bën pjesë në LSI. Ai është një nga financierët dhe administratorët më të njohur në Shqipëri, në kohën kur nuk ishte deputet. Ndërsa tani i përkushtohet politikës dhe mbetet një nga zërat me profesionistë në parlament.

Reagimi i deputetit:

“Deri tani ke kapur të gjitha mediat…

Ke emëruar gjyqtarë e prokurorë që rrinë të tulatur para teje….

Kërkon të emërosh në krye të KLSH, një servil që të mos kontrollojë abuzimet e tua…

Je kapur flagrant me grabitje (unaza e re) dhe me punësime fiktive (burgjet)…

Ke krijuar tepsinë në çdo institucion….

Ke gënjyer minatorët, naftëtarët, banorët e Zharrëzës, pensionistët, të papunët, administratën etj.

Dhe tani fajin e ka Presidenti dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë…

Ti ke frikë nga e vërteta, ke frikë nga mendimi kundër, ke frikë nga zbërthimi i të gjitha vjedhjeve të qeverisë tënde…”, shkruan ne faqen e tij ne Facebook deputeti i LSI, Perparim Spahiu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here