Rruget kryesore te qytetit te Shkodres vijojne te “pushtohen” nga mbeturinat qofte kjo nga pandergjegjshmeria e qytetareve shkodrane te cilat i hedhin ne toke, qofte nga neglizhenca e institucioneve pergjegjese per pastrimin e tyre dhe lirimin e hapesirave te cilat mbetjet e zaptojne.

Nje situate e tille ishte prezente edhe mbremjen e kaluar ne qender te qytetit te Shkodres ku trotuaret ne afersi te kontenierve ishin te tejmbushura mga mbeturinat situate e cila dukej se askujt nuk i bente pershtypje.

Sa me shume qe behet publike kjo problematike ne qytetin e Shkodres, aq me shume duket se nuk gjen zgjidhje qofte per pastrimin por edhe ndergjegjesimit te qytetareve te papergjegjshem qe duhen ndeshkuar me force nga institucionet vendore per ndotje te tilla.

LEAVE A REPLY