Monday, June 17, 2024
Home Kronika Abuzimi me 14 vjeçaren në Kavajë, reagojnë prindërit e djalit në kërkim

Abuzimi me 14 vjeçaren në Kavajë, reagojnë prindërit e djalit në kërkim

0
557

Reagojnë prindërit e djalit ende në kërkim lidhur me abuzimin seksual të 14 vjeçares në Kavajë.

Në një mesazh dërguar në dritare.net, prindërit shprehen se djali i tyre ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike dhe se do të përballet sapo të jetë mirë, por se gjërat nuk janë ashtu siç duken.

“Mirëmbrëma Rudina, jam prindi i djalit që mungon. Dua të them që djali im nuk është i dashuri i vajzës, dhe shumë nga ato që po thoni në Dritare nuk janë të tilla. Kur dolëm nga komisariati na u tha që avokatët do ju njoftojnë dhe djali im nuk di çfarë po ndodh. Është i rënduar psikologjikisht. Sa të ndihet mirë do të përballet me gjithçka. Gjërat janë shumë më ndryshe”  

Në lidhje me abuzimin seksual të 14 vjeçares, janë 7 adoleshentë të arrestuar dhe një djalë në kërkim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here