Saturday, April 27, 2024
Home Politikë Berisha: Detyra absolute e Bashës të largojë Ramën

Berisha: Detyra absolute e Bashës të largojë Ramën

0
565

Ish kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar në emisionin Tempora në Ora News, mbrëmjen e 5 shkurtit.

A ka besim Sali Berisha tek Basha njësoj si në 2013?

Sali Berisha: Unë nuk kam dyshuar tek Basha ndonjëherë. Në 2013 Basha dhe i ndjeri Sokol Olldashi  kandiduan dhe unë nuk u kam thënë kurrë që të kandidojnë. Mund të kandidonte kushdo tjetër. Të dy kisha besim edhe të tjerë po të vinin do i thoja kandido.

Po a ka sot të njëjtin besim?

Sali Berisha: Sot është kohë tjetër, atëherë ishte kandidat sot është lider i PD-së. Natyrisht ka pasur arritjet e mos arritjet e veta por jam i bindur se nëse do të bëhen zgjedhje të lira PD bashkë me opozitën do i fitojë, nuk kam dyshim. Por nëse Rama mbetet në pushtet zgjedhje nuk ka. Detyrë absolute është largojë Edi Ramën nga pushteti për tu dhënë shqiptarëve të drejtën për të votuar të lirë.

@OraNews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here