Monday, May 6, 2024
Home Aktualitet Rektorët te Komisioni i Medias: Studentët shkundën qeverinë!

Rektorët te Komisioni i Medias: Studentët shkundën qeverinë!

0
646

Rektorët e universiteteve të vendit të pranishëm në Komisionin e Medias dhe Edukimit kanë folur për protestën e studentëve dhe qëndrimet e tyre për protestat dhe sfidat  e arsimit të lartë.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni tha se mbështet kërkesat e studentëve, ndërsa theksoi se mungesa e fondeve po cenon kërkimin shkencor. Nga ana tjetër, rektori i Mjekësisë, Arben Gjata shtoi faktin se protesta dhe reagimi i studentëve shkundi administratën dhe qeverinë.

Mynyr Koni: Siç e thatë edhe ju, gjatë dhjetorit dhe në janar të vitit 2019, institucionet e arsimit të lartë u përfshin në disa protesta. Kërkesat e studentëve kemi ofruar bashkëpunim. Unë personalisht si rektor të gjithë qëndrimet e asambleve i mbështesë. Për shkak se kërkesat e Asambleve kryesore kanë marrë në analizë situatën dhe janë shprehur me kërkesa. Universiteti i Tiranës ka një buxhet shumë të vogël niveli i pagave. Kam kërkuar rritjen e vazhdueshme për kërkimet shkencore dhe kjo e dëmton punën e kërkimit shkencor në këto vite.

Arben Gjata: Unë të paktën në këto muaj kam qenë të paktën tre herë në seanca të tilla. Kjo protestë e studentëve shkundi universitetin, administratën dhe qeverinë dhe i beri ato të  reflektojnë. Kaluam një situatë të vështirë me universitetet. Pjesa më e madhe e kërkesave të studentëve i kemi plotësuar dhe madje një pjesë tjetër e kemi kaluar. Nuk i kemi plotësuar të gjitha kërkesat dhe për të analizuar problematikat  janë mbledhur senati akademik dhe bordi i administrimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here