Saturday, May 18, 2024
Home Politikë Fatmir Mediu takohet me djalin e Donald Trump

Fatmir Mediu takohet me djalin e Donald Trump

0
750

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është duke vazhduar turin e takimeve në Shtetet e Bashkuara. Përveç takimeve të shpeshta me senatorë dhe kongresmenë, një shtrëngim duarsh mjaft miqësor ka pasur edhe me Donald Trump Jr, djalin e presidentit amerikan Trump.

Gjatë këtij takimi të shkurtër, Mediu dhe Trump Jr, shprehën pikëpamjet e ndërsjellta mbi politikën amerikane dhe rolin e saj kryesisht në rajonin e Ballkanit. Donald Trump Jr, është aktualisht zv/presidenti ekzekutiv i “Fondacioni Trump”, si dhe ka pasur një rol mjaft aktiv gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, ku babai i tij u shpall president i 45-të i SHBA, si përfaqësues i republikanëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here