Saturday, May 18, 2024
Home Politikë Protesta e 16 shkurtit, Kryemadhi: T’i themi kësaj kaste se nuk pranojmë...

Protesta e 16 shkurtit, Kryemadhi: T’i themi kësaj kaste se nuk pranojmë dhunimin

0
538

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi bëri thirrje për t’iu bashkuar protestës së 16 shkurtit.

Në takimin me strukturat socialiste në Korçë, Kryemadhi tha se protesta nuk do të jetë vetëm e opozitës por dhe e socialistëve të ndershëm që janë të pakënaqur nga qeveria Rama.

“16 shkurti nuk është thjesht protestë e opozitës, është protestë e të gjithë popullit shqiptar. Ka një emër, atë të halleve shqiptare.

Çdo shqiptar që nuk ka mundësi të ushqejë fëmijët e tij t ë paguajë fatyrën e energjisë, apo nuk ka mundësi të paguajë taksat e larta që ndihet i frustruar.

Më 16 shkurt të jemi në protestë për ti thënë kësaj kaste që ne nuk pranojmë dhunimin tënd.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here