Saturday, May 18, 2024
Home Kronika Pukë, vdes në spital 30-vjeçari që u plagos me armë zjarri/ EMRI

Pukë, vdes në spital 30-vjeçari që u plagos me armë zjarri/ EMRI

0
636

Ka ndërruar jetë në spital, 30-vjeçari i cili u plagos me armë zjarri mbrëmjen e sotme (8 shkurt) në Pukë.

Sipas policisë ngjarja ndodhi në fshatin Vrrithë, në rrethana ende të paqarta.

Viktima është Petrit Biba nga Rubiku, i cili pasi u plagos u dërgua në spitalin e Shkodrës, por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve.

Mësohet se ai ishte punëtor në kantierin e ndërtimit të HEC-it në Kaftall. Ndërkohë nuk ka ende asnjë informacion në lidhje me autorin apo autorët e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here