Idrizi: PDIU ka sfidë të vështirë, vendit i duhen zgjedhje të reja

0
570

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet është krijuar për të çuar deri në fund amanetin e  të parëve.

Kështu u shpreh në mbledhjen e Forumit të Gruas së kësaj partie, kryetari i saj Shpëtim Idrizi, duke nënkuptuar çështjen çame.

Idrizi theksoi se ky brez duhet të luftojë për ti lënë një Shqipëri më të mirë fëmijëve, në mënyrë që ata të mos largohen nga vendi.

Idrizi: PDIU është një parti e pazakontë në politikën shqiptare. Ajo nuk është krijuar nga inati i dikujt, por është krijuar si partia e çështjes kombëtare shqiptare, si partia dhe amaneti i çështjes së shqiptarëve të Çamërisë.  PDIU është e vetmja parti kombëtare, e vetmja parti me kauzë dhe e vetmja parti që flet dhe shtyjnë çdo ditë për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë.  Koha ka ndaluar për shqiptarët e Çamërisë në ditën që i kanë larguar nga trojet e tyre dhe është e njehësuar me ditën që ne do të kthehemi në Çamëri, në shtëpitë tona.

Idrizi nënvizoi se vendit i duhen zgjedhje të reja pasi nuk mund të qeveriset nga ata që i kanë blerë zgjedhjet.

Idrizi: E kam ditur se përballë kemi një shtet racist dhe një shtet me basafone të errta të neofashizmit, e kam fjalën dhe për Agimin Artë, por nuk e kisha menduar kurrë, që kundërshtarë dhe armiq do të kishim edhe politikën shqiptare. Pavarsisht se PDIU duhet të merrte 8 mandate, kjo politikë shqiptare bëri gjithçka që Çamëria të mos kishte zërin e saj në Parlament.  Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të jetë partia e çdo shqiptari patriot që e do bashkimin kombëtar dhe që e do Çamërinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here