Do t’i zemë në çark si minjtë! Basha bën paralajmërimin e fortë nga Elbasani

0
696

Kryedemokrati Lulzim Basha ka nxehur situatën duke bërë deklarata të forta ndaj qeverisë.

“Do t’i zemë në çark si minjtë”, tha Basha ndër të tjera gjatë takimit të sotëm në Elbasan duke iu përgjigjur njëkohësisht edhe njoftimit të policisë, sipas të cilit parashikohet që në protestë të marrin pjesë edhe persona me precedentë kriminalë.

“Kjo është finalja. Në 16 shkurt është finalja. Është i gjithë populli kundër një grupi njerëzish. Janë të gjithë bashkë kundër një grupi.

Me në do jenë të gjithë studentët të gjithë Shqipërisë. Me protestuesit do jenë të gjithë sipërmarrësit e ndershëm. Njerëz që i kanë goditur padrejtësisht me taksat. Do jenë të papunët që kanë 5 vjet që kërkojnë dhe s’kanë gjetur gjë. Ky që do hapte 300 mijë vende pune.

Do jenë të gjithë punësuarit që s’ju mjaftojnë paratë për të mbajtur familjet me bukë. Edhe policia do jetë me ne. 70% e policëve kanë aplikuar për Llotari Amerikane. Ata nuk do i lënë të largohen.

Uniformën e tyre e kanë përdhosur, ata ditën e shtune do jenë në krahun tonë.

Do jetë i gjithë populli kundër një grushti njerëzish që na ka marrë peng. Të shtunën gjithë populli do i zërë ata në çark si minj”, tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here