Monday, May 6, 2024
Home Kronika Shqipëria drejt daljes nga harta e kultivimit të kanabisit

Shqipëria drejt daljes nga harta e kultivimit të kanabisit

0
559

Vitet 2016-2017 kanë shënuar kulmin e kultivimit të kanabisit në Shqipëri sipas raportit të fundit nga Guardia di Finanza.

Ky dokument u prezantua në aktivitetin “Për një Shqipëri pa kanabis” të organizuar nga policia e shtetit.

Sipas raportit, në vitet 2016-2017 janë numëruar mbi 990 mijë plantacione kanabisi të shkatërruara.

Guardia di Finanza bën me dije se gjatë vitit 2017 janë shkatërruar 4844 plantacione, ndërsa në vitin që lamë pas janë shkatërruar vetëm 675 të tilla.

Ish-Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas raportit duke theksuar se pas 25 vites Shqipëria nuk rezulton të jetë më si vend origjinë i prodhimit dhe trafikimit të kanabisit.

Drejtori i Policisë së Shtetit evidentoi faktin se sasia e kanabisit të trafikuar drejt Italisë vitin e kaluar është ulur me  81% krahasuar me 2017.

Ndërsa Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, tha se qeveria është e angazhuar në luftën ndaj trafikut.

Lleshaj: Operacionet e realizuara së fundmi si ai për vënien para drejtësisë të shumëkërkuarit, Klement Balili, operacioni ui djeshëm “Lulet e pranverës” provojnë së paku tri të vërteta të mëdha.

Ambasadori i delegacionit të BE-së, Luigi Soreca, nënvizoi sërish nevojën që sekuestrimet e parave të ardhura nga krimi i organizuar të konfiskohen.

Luigi Soreca: Krimi i organizuar transkombëtar është kërcënim për sigurinë tonë dhe duhen luftuar në mënyrë të përbashkëtParimi ndiq paranë është thelbësor për të ndërprerë aktivitetin e krimit të organizuar por sekuestrimi duhet të ndiqet nga vendime përfundimtar e të konfiskimit të aseteve kriminale

Askush nuk qëndron mbi ligjin pavarësisht emrit, funksionit apo pasurisë. Kultura e imunitetit që ka dominuar për shumë e shumë kohë ka nisur të ndryshojë kjo në sajë të reformës në drejtësi dhe krijimit të një gjyqësori të pavarur dhe profesional e institucioneve të prokuroisë. Rezutlatet e sotme të luftës kundër kanabisit duhet të ruhen dhe në muajt e vitet në vijim sepse droga është një kërcënim që ndryshon nga hera.

Janë këto rrjete polikriminale dhe dinamike dhe delokalizimi i kultivimit dhe diversifikimit të drogës, përfshirë kokainës që kontrabandohet nga krimi i organizuar janë sfidat e reja.

Ndërsa e ngarkuara me punë e SHBA-së kërkoi që të vijojë lufta antikanabis ku përmendi edhe ndalimin e Klement Balilit, Arbër Çekaj dhe Met Kananit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here