Thursday, May 2, 2024
Home Kronika Ankohet qytetari: Policia më arrestoi djalin me probleme mendore për protestën

Ankohet qytetari: Policia më arrestoi djalin me probleme mendore për protestën

0
678

Mes të shoqëruave në polici për aktet e dhunshme në protestën para Kryeministrisë është dhe një 23 vjeçar nga Kukësi me probleme të shëndetit mendor.

I ati, duke folur nga drejtoria e policisë së Tiranës, tha se i biri është i papërgjegjshëm për veprimet e tij dhe nuk mund të ndalohet nga policia.

Qytetari: Më kanë arrestuar djalin, invalid. Jam nga Kukësi. Jetoj në Tiranë, bashkia Kamëz. Quhet Sulë Daci, 23 vjeç.E kanë marrë nga ora 17:30. Djali ka qenë në protestë.Është me ç’rregullime mendore.

Flamur Noka: Një invalid paska ushtruar dhunë, e kuptoni çfarë shteti horrash janë! Invalidi paska qenë terroristi!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here