Tuesday, May 7, 2024
Home Kronika Dhuna në protestë, mes 15 të arrestuarve edhe 2 nga Shkodra…

Dhuna në protestë, mes 15 të arrestuarve edhe 2 nga Shkodra…

0
784

15 persona kanë rënë në prangat e policisë dhe 5 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë lidhur me aktet e dhunës gjatë protestës së një dite më parë (16 shkurt 2019) në sheshin para Kryeministrisë. Mes persona të arrestuar është edhe ish-kreu i policisë bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim 7 protestues të tjerë.

“Arrestimi i tyre u bë pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura, gjatë protestës së djeshme ku pati akte të dukshme dhune”, thotë policia.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Sipas policisë, “këta shtetas gjatë zhvillimit të tubimit në datë 16.02.2019, pas orës 11:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë çarë kordonin e policisë duke kundërshtuar e goditur punonjësit e policisë, të cilët ishin të planizuar me shërbim për garantimin paqësor të tubimit. Gjithashtu kanë goditur dhe thyer me mjete të forta, dyert, xhamat dhe vepra arti në hyrjen kryesore të Kryeministrisë së Republikës së Shqipërisë”.

Personat e arrestuar  janë

F.H., 44 vjeç, banues në Tiranë;

E.N., 28 vjeç, banues në Tiranë;

N.H., 51 vjeç, banues në Kavajë;

A.Gj., 54 vjeç, banues në Divjakë;

R.D., 23 vjeç, banues në Tiranë;

S.D., 41 vjeçe, banuese në Tiranë;

D.L., 33 vjeç, banues në Shkodër;

H.J., 76 vjeç, banues në Tiranë;

I.H., 49 vjeç, banues në Durrës;

F.T., 44 vjeç, banues në Tiranë;

S.R., 43 vjeç, banues në Cërrik;

M.F., 55 vjeç, banues në Elbasan;

L.J., 38 vjeç, banues në Tiranë;

P. Sh., 51 vjeç, banues në Shkodër;

V. D., 30 vjeç, banues në Fier.

U proceduan në gjendje të lirë

G.D., 25 vjeç, banues në Tiranë;

A.T., 20 vjeç, banues në Tiranë;

R.B., 53 vjeç, banues në Prenjas;

D.Ll., 47 vjeç, banues në Tiranë;

P.Th., 52 vjeç, banues në Shkodër.

Policia po punon për kapjen e 7 personave të tjerë të shpallur në kërkim. Materialet iu dërguan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

Deputetë të PD hyjnë me forcë në Policinë e Tiranës

Deputetë të Partisë Demokratike hynë me forcë mbrëmë  në drejtorinë e Policisë së Tiranës, pas refuzimit për të zhvilluar një takim me drejtorin e kësaj policie.

Deputeti demokrat, Flamur Noka, tha se pas pritjes për një orë, deputetët e opozitës hynë me forcë në katin e dytë të drejtorisë së policisë duke gjetur kupolën drejtuese sipas tij, “si derra të zhgërryer në uiski”.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 19 persona të lënduar gjatë protestës, mes tyre policë, gazetarë por dhe protestues.

Njëri prej tyre ishte gazetari i emisionit “Arena” në Ora News, Isa Myzyraj.

Opozita akuzoi Ramën dhe policinë se ka provokuar, nga ana e saj policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here