Tuesday, May 7, 2024
Home Politikë Shoqërimi i Florenc Hoxhës/Shpërthen Nishani, mesazh ambasadorëve

Shoqërimi i Florenc Hoxhës/Shpërthen Nishani, mesazh ambasadorëve

0
637

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar për shoqërimin e disa protestuesve nga policia. Ai është referuar arrestimit të Florenc Hoxhës, dhe thotë se policia ka përdorur dhunë e grushta gjatë ndalimit të tij.

Në reagim, Nishani i drejtohet edhe ambasadorëve të huaj duke thënë: Këta janë partnerët tuaj në Shqipëri.

STATUSI I PLOTE

Një grup kapuçonës të zinj, ja si e përdorin emrin, forcën, pushtetin e shtetit tek godasin me grushta një person që thonë se po e shoqërojnë në polici.Këta banditë nuk do mund të kishin këtë kurajo prej nazistësh nëse një Kryegangsterr nuk do të kishte uzurpuar zyrën e Qeverisë pikërisht me ndihmën e këtyre tipave.

Nëse opozita nuk kërkon hetimin e këtyre gangsterrëve dhe urdhërdhënësve të tyre është në bashkëfajsi.

Zotërinj ambasador të huaj, ja këta janë partnerët tuaj në Shqipëri.

Uragani popullor i shqiptarëve nuk trembet dot, Jo !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here