Wednesday, May 1, 2024
Home Politikë Pas vendimit të Bashës, Rama takon ministrat, mbledh grupin e PS

Pas vendimit të Bashës, Rama takon ministrat, mbledh grupin e PS

0
534

Protesta e opozitës së bashkuar ka pasuar me një vendim politik të Partisë Demokratike. Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi dje se do t’i propozojë grupit parlamentar dhe forumeve më të larta të kësaj force djegien e mandateve parlamentare. Por me sa duket ky vendim i papritur i kryedemokratit ka zënë në befasi dhe maxhorancën.

Ndonëse dje ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali bëri reagimin e parë, në të nuk flitej për ndonjë veprim pasues nga ana e maxhorancës.

Ndërkohë sot Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kryesinë e Kuvendit, ashtu si çdo të hënë. Rama do të zhvillojë një takim me ministrat dhe më pas do të mbledhë grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here