Thursday, May 9, 2024
Home Aktualitet Bora mbërrin edhe në bregdet, zbardhet qyteti i Durrësit

Bora mbërrin edhe në bregdet, zbardhet qyteti i Durrësit

0
986

Surprizat e motit kanë gëzuar durrsakët, që mëngjesin e sotëm janë zgjuar me reshje bore. Reshjet e borës janë të rralla në zonat brengdetare në vend dhe nuk shtrojnë por ky është viti i treti rradhazi që në Durrës bie dëborë.

Reshjet kanë nisur në orët e para të mëngjesit dhe po bien me intensitet ende. Reshje bore ka pasur sot në zonat malore, Dibër e Korçë por edhe në Tiranë kanë nisur por nuk kanë mbajtur, ndërsa Dajti si gjithmonë është mbuluar nga bora.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here