Thursday, May 9, 2024
Home Aktualitet Moti i keq, pezullohet lëvizja e kamionëve me mbulesë në aksin Lezhë-Mabe

Moti i keq, pezullohet lëvizja e kamionëve me mbulesë në aksin Lezhë-Mabe

0
720

Policia Rrugore është angazhuar me shërbime të shtuara në aksin rrugor Lezhë -Mabe, pasi për shkak të motit të keq me erë të fuqishme gjatë ditës së sotme 4 kamionë të lartë janë përmbysur, fatmirësisht pa të lënduar.

Aktualisht në këtë aks rrugor intensiteti i shpejtësisë së erës është shumë i fuqishëm dhe për këtë arsye Policia Rrugore njofton se do të pezullojë lëvizjen e kamionëve me mbulesë deri në një njoftim të dytë, për të evituar aksidentet rrugore.

Policia Rrugore apelon drejtuesit e të gjitha mjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor dhe në aksin Tepelenë- Fier të ngadalësojnë shpejtësinë  dhe të tregohen të kujdesshëm, të kontaktojnë me punonjësit e Policisë Rrugore si dhe në numrin 112 për çdo problem që mund të kenë gjatë udhëtimit në këtë aks rrugor e më gjatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here