Saturday, April 27, 2024
Home Kronika Fushë-Krujë/Fuoristrada del nga rruga, plagosen rëndë 3 të rinj…

Fushë-Krujë/Fuoristrada del nga rruga, plagosen rëndë 3 të rinj…

0
561

Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të tre të rinjve është regjistruar në orët e para të kësaj të diele në Fushë-Krujë, në afërsi të fshatit Kamberas. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:30 minuta kur një Fuoristradë në të cilën udhëtonin tre të rinj nga Kruja ka dalë nga rruga dhe ka goditur bordurën e një karburanti që ndodhet anës rrugës.

Të plagosur rëndë kanë mbetur tre të rinjtë, Ilir Gega (shoferi) dhe miqtë e tij Altin Vogli dhe Dorjan Hifi (pasagjerë).Shkak i aksidentit, sipas të dhënave të para të policisë është shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte Fuoristrada si dhe mungesa e sinjalistikës dhe standartet e dobëta të rrugës.
Mësohet gjithashtu se për të nxjerrë të rinjtë nga automjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve. Ata të tre janë dërguar në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës nga dy ambulancat e Krujës dhe Fushë Krujës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here