Wednesday, May 8, 2024
Home Kronika Me pistoletë mes të Vorës, pranga të riut nga Kurbini

Me pistoletë mes të Vorës, pranga të riut nga Kurbini

0
578

Një 21-vjeçar nga Kurbini është arrestuar sot në Vorë. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të riut iu gjet një armë zjarri.

Policia ka sekuestruar gjithashtu në cilësinë e provës materiale pistoletën dhe një krehër me fishekë, ndërsa vijojnë hetimet ndaj të riut.

52789783 640529469717609 6868867181321388032 N

“Udhëton me armë zjarri me vete, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Policisë. Sekuestrohet armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë. Shërbimet e Policisë Vorë, arrestuan në flagrancë shtetasin:

1.K., 21 vjeç, banues në Milot, Kurbin. Në rrugën “Aeroporti i Rinasit-Qafë Kashar”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll një mjet. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar pasagjerit të mjetit, shtetasit R. K., iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal”, njofton policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here