Monday, May 20, 2024
Home Kronika Kërkon pafajësi, sot vendimi për ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri

Kërkon pafajësi, sot vendimi për ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri

0
601

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda do të zhvillojë sot seancën për ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri, i cili ka kërkuar pafajësinë.

Vendimi pritet të jepet sot në orën 13:00.

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 2 vjet e 6 muaj burg gjyqtarin e Apelit Shkëlqim Miri duke e shpallur fajtor për akuzën e korrupsionit.

Deri në momentin e arrestimit Miri ka qëndruar në masën e sigurisë “arrest  me burg” dhe duke llogaritur kohën e paraburgimit atij i mbetet të kryejë edhe 20 muaj burg.

Arrestimi i Shkëlqim Mirit u bë një vit më parë pas një hetimi të nisur nga prokuroria nën akuzën e korrupsionit, pasi dyshohet se ka përfituar shumën prej 30 mijë eurosh në këmbim të ndryshimit të kualifikimit të veprës penale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here