‘Mamaja rekord’, vetëm 38 vjeç lind fëmijën e 11-të

0
722

Sapo ka varur mbi derë fjongon rozë të fëmijës së fundit që lindi, Giuditta, bija e 11-të dhe siguron miqtë dhe familjarët: “Nuk do ndalojmë këtu.”

Claudia Guffanti, 38 vjeç nga Como, Itali, e martuar prej 17 vjetësh me Diego Pianarosa, 41 vjeç, ka ndërmend ta mbajë për shumë kohë titullin si nënë ‘rekord’ në Lombardi.

E sapo lindura, e cila pa dritën në spitalin ‘Valduce’ të Como-s, është vajza e katërt e çiftit. Dhjetë fëmijët e tjerë janë nga 2 në 16 vjeç.

“Lumturia ime është t’i shoh të gjithë të ulur rreth tavolinës në darkë”, ka shtuar nëna e re.

“Nuk ka qenë e rëndë për mua të heq dorë nga puna”, konfirmoi Claudia për ‘Corriere della sera’

“Unë dhe bashkëshorti im (konsulent informatik) e mirëpresim jetën si një dhuratë, nuk bëjmë llogari dhe nuk kemi përcaktuar një numër për fëmijët”

“Nuk është e lehtë jeta e përditshme me një familje kaq të madhe në numër”, – nënvizoi më pas, duke menduar për ‘skuadrën e saj të futbollit’.

“Nuk është gjithmonë fushë me lule, por ama, kurrë nuk më ka rënduar t’u dedikohem me kohë të plotë fëmijëve të mi”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here