Oda e Afarizmit Kosovë kërkon nga Veliaj sqarime për rastin ELKOS

0
544

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon sqarime nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në lidhje me ankesën publike të berë nga z. Ramiz Kelmendi,  pronar i Kompanisë ELKOS GROUP në lidhje me moslejimin e ndërtimit të objektit në Tiranë.

Reagimi i Odës së Afarizmit të Kosovës

Ju falenderojmë përgjigjen e dërguar në Odën e Afarizmit të Kosovës me rastin e kërkesës sonë dërguar tek Ju  në lidhje me shqetesimin e shprehuar nga ne në lidhje me ankesën publike të berë nga z. Ramiz Kelmendi,  pronar i Kompanisë ELKOS GROUP në lidhje me moslejimin e ndërtimit të objektit në Tiranë.

Oda e Afarizmit të Kosovës e lexoi me vëmendje përgjigjen e dërguar nga Ju  dhe ka nevojë për disa sqarime shtesë :

I nderuari z. Veliaj

Ju keni deklaruar në përgjigjen tuaj se: Me anë të vendimit nr. 445, datë 22.05.2013, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar Bashkinë Tiranë, si autoritetin kontraktues për dhënien me koncesion vendor të projektimit të ndërtimit, financimit, operimit dhe transferimit të terminalit të transportit publik në qytetin e Tiranës.

Pyetja është :

1.      Përse nuk e keni njoftuar investitorin në fjalë për planet e juaja që I keni që nga viti 2011- të në lidhje me ketë hapësirë, duke marrë parasysh se para se te blehet kjo tokë nga ana e ELKOS-it, Ju jeni kontaktuar nga kompania dhe e keni përgëzuar z. Kelmendi për vendimin për hapjen e qëndres tregtare e pastaj kompania kanë filluar procedurat për blerjen e tokës.

2.      Përse Ju përsonalisht keni nënshkruar lejën e ndërtimit në qërshor të vitit 2018-të edhe pse keni qenë të njoftuar për projektët e juaja të cekura në letrën e dërguar?

3.      Përse lejuat që investitori ti plotësoje të gjitha dokumentët e nevojshme për leje të ndertimit dhe ta bejë pagesën e lejës së ndërtimit në vlerë prej  1.25 milion në fund të vitit të kaluar (2018-të)?

4.      Duke  marrë parasysh se Ju keni dhenë leje në vitin 2018-të, përse nuk po lejoni ekzekutimin e vendimit tuaj, por po pengoni me anë të inspektoreve komunalë?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here