Shtëpitë karakteristike në Shkodër rrezik shembje, qytetarët: DRKK duhet ndërhyrje urgjent, na rrezikohet jeta

0
961

 

2 vite me pare drejtoria e kultures premtoi se shtepite karakteristike do te kene nje vëmendje te shtuar, ku nje pjese e tyre do ti nënshtrohen rikonstruksionit. Kete fillim viti serish kjo drejtori e parashtroi si nje nder objektivat kryesore te punes se saj. Pavaresisht ketyre deklaratave te herepashershme, shtepite karakteristike ne Gjuhadol vijojne te jene ne rrezik shembje, ndersa nje pjese e tyre sherbejne si kontinier mbeturinash! Qytetaret e konsiderojne si jo normale kete situate, teksa kerkojne nga pushteti vendor dhe DRKK qe te marre masa per te nderhyre.

Zona muzeale eshte nder me te preferuarat e turisteve vendas dhe te huaj, qe deshmon nje pjese te historise se Shkodres, por qe fatkeqesisht po shkaterrohet dite pas dite. Kjo nuk i ben aspak pershtypje institucioneve qe paguhen me taksat e qytetareve per te kryer kete pune, e qe nuk bejne asgje, por presin vetem qe kjo deshmi te zhduket plotesisht. Nje pjese e shkaterrimit te ndodhur ne keto vite sot ka nisur te humbe edhe gjurmet e fundit dhe DRKK eshte mjaftuar vetem me nje rrethim dhe mbishkrimin “kujdes, rrezik shembje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here