Raporti i fundit i UNICEF në Itali tregon se 1550 të mitur shqiptarë janë futur në shtetin italian në vitin 2018 të pashoqëruar nga prindërit. Në një intervistë, zv/ministrja e BrendshmeRovena Voda thotë se në shumicën e rasteve fëmijët lihen nga vet prindërit.

“Kemi pasur nga viti 2015-2016-2017 edhe raste kur fëmijët kanë udhëtuar vetëm, sigurisht me deklaratën noteriale, duke qenë se janë forcuar kriteret e kësaj prokure, shpeshherë ka pasur raste që fëmijët udhëtojnë me dy prindër, ose me një prind, të cilët i shoqërojnë deri në vendin ku ata mendojnë se do të shkojnë dhe më pas i lejnë aty dhe kthehen vetëm prindërit, kjo është e trishtuar. Këta fëmijë që emigrojnë në mënyrë të paligjshme kanë të gjitha shanset për të qenë viktima të mundshme të trafikimit, apo viktima trafikimi”.

Sipas Ministrisë së Brendshme nga viti 2016-2018, ka rënie të numrit të emigrantëve minorenë në vendet e Bashkimit Europian.

“Shifrat kanë ardhur në ulje në vitin 2018 të krahasuara me vitin 2017, madje edhe shifrat e vitit 2017 janë të ulura po të krahasohen me ato të vitit 2016. Ne kemi rënë dakord edhe për një marrëveshje, pra për një memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Brendshme shqiptare dhe asaj italiane me qëllim luftën e këtij fenomeni, pra reduktimin e numrit të fëmijëve të mitur”.

Ndryshe nga viti 2017, ku numri më i lartë i fëmijëve emigrantë ishin nga vendet afrikane, për vitin 2018 renditen Egjipti dhe Shqipëria, transmeton tvklan.

Në raportin e UNICEF Itali thuhet se shumica e të miturve emigrantë janë të moshës 16 dhe 17 vjeç, të cilët strehohen në qendrat e azilit.

LEAVE A REPLY