Thursday, May 2, 2024
Home Politikë Rama pret nga Zaev ftesën për mbledhjen e qeverive: Këtë herë do...

Rama pret nga Zaev ftesën për mbledhjen e qeverive: Këtë herë do paguani ju drekën

0
584

Kryeministri Edi Rama i ka kujtuar homologut të tij maqedonas, se është koha që ai t’i bëjë ftesën për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Rama me nota humori thotë se shpenzimet e drekës i takojnë qeverisë maqedonase.

Rama: Ne organizuam përpara 15 muajsh mbledhjen e dy qeverive dhe ka ardhur koha të përgatitemi për të dytën.

Natyrisht duke pritur ftesën zyrtare, sepse jeni ju që duhet të na mirëprisni dhe jeni ju qe duhet të paguani shpenzimet e drekës.

Besoj që do keni dakordësi të plotë mes partive të koalicionit për të ndarë shpenzimet.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here