Sunday, May 5, 2024
Home Politikë Një ditë para protestës, BE kërkon zgjidhje urgjente: Platformë kombëtare për dialog

Një ditë para protestës, BE kërkon zgjidhje urgjente: Platformë kombëtare për dialog

0
489

Bashkimi Evropian kërkon me urgjencë zgjidhjen e situatës politike në Shqipëri, duke krijuar një platformë kombëtare për dialog.

“Tani është shumë urgjente që të kapërcehet situata politike aktuale duke krijuar një platformë kombëtare për dialog ndërmjet të gjitha palëve të interesuara, edhe duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme lokale të qershorit. Shqipëria ka nevojë për një dialog ndërpartiak për reformat më urgjente, duke përfshirë reformimin e kuadrit ligjor zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR-it”.

Një ditë para protestës, BE konsideron si të drejtë themelore tubimin qytetar, por ato nuk duhet të jenë të dhunshme.

“Kjo e drejtë është një shtyllë qendrore në çdo shoqëri demokratike, por duhet ushtruar në mënyrë paqësore, pa përdorur dhunën. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme. Ne u bëjmë thirrje edhe një herë të gjithë liderëve të partive që të tregojnë përgjegjësi për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave”.

Dorëzimin e mandateve nga opozita, BE e konsideron si pengesë për funksionimin e demokracisë duke nikuar në integrimin e vendit.

“Ashtu siç kemi deklaruar edhe më parë, konsiderojmë se vendimi për heqjen dorë nga mandatet parlamentare pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri dhe ndikon në integrimin e vendit në BE – një perspektivë që e duan plotësisht 93% e qytetarëve shqiptarë. Ne vazhdojmë të mbështesim ata që janë të angazhuar në procesin demokratik në Parlament, gjithashtu në mbrojtjen e interesave të popullsisë shqiptare që dëshiron të vazhdojë të ecë drejt BE-së. Që prej qershorit të kaluar është bërë progres, veçanërisht në reformën në drejtësi, si dhe në luftën kundër krimit të organizuar, por ka ende shumë punë për të bërë në tre muajt e ardhshëm”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here