Saturday, May 18, 2024
Home Aktualitet Ambasadori turk në Shkodër: Terrorizimi të mos injektohet në kombe

Ambasadori turk në Shkodër: Terrorizimi të mos injektohet në kombe

0
649

Ambasadori i Turqisë, Murat Ahmet Yorok ka folur për terrorizmin dhe islamofobinë nga qyteti i Shkodrës. Ambasadori mori pjesë në ceremoninë e vendosjes se kurorave tek memoriali i Hasan Roza Pashes duke përkujtuar edhe dëshmorët e renë në luftën e Çanakalase, teksa tha se terrorizimi është një e keqe që duhet qortuar.

“Terrorizmi është e keqe qe na ka hipur në kokën e gjithsecilit dhe duhet të punojmë që terrorizmi të mos injektohet në kombe. Nuk ka dallim midis terrorizmit te mire dhe të keq, pasi është diçka e qortuar. Është shume e dëmshme ajo qe ndodhi ne Zelandën e Re dhe është e pamundur të justifikohet me mënyra të ndryshme”- tha ambasadori turk.

Murat Ahmet Yorok u shpreh ndër të tjera se Turqia do të mbledhë ministrat e jashtëm të Europes për te diskutuar mbi islamofobine dhe çështje te tjera.

“Në Turqi do te mblidhen ministrat e jashtëm te Europes për të diskutuar mbi islamofobine dhe çështje të tjera dhe ne i kemi bërë ftesë edhe ministrit te jashtëm të Shqipërisë dhe shpresojmë të marre pjesë”- tha ambasadori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here