Dy studentë të dizajnit interaktiv në Gjermani kanë dalë me një ide që, sado e thjeshtë, është absolutisht e shkëlqyer.
Amelie Künzler dhe Sandro Engel, nga Universiteti HAËK, kanë krijuar një ‘kuti lojërash’ që i lejon ata që presin semaforët të luajnë ping pong me personin në krahun e kundërt të rrugës. Nisma e tyre është quajtur mga disa edhe si streetpong.
Ideja menëherë pas vënies në jetë u bë virale dhe dy vjet më vonë u bë jashtëzakonisht tërheqëse ndaj përdoruesve.
Qytete të tjera në botë kanë treguar interes për këtë ide (duke përfshirë Lyonin dhe Oslon), gjë që mund të ndihmojë në uljen e numrit të kalimir të semaforit me të kuqe që shumë njerëz e bëjnë nga mungesa e durimit teksa presin në semafor. Mbase në këtë mënyrë do të shmangen edhe shumë aksidente të mundshme.