Majko: Kushdo që prek muxhahedinët, prek Shqipërinë

0
807

Në një grumbullim të madh me rastin e Vitit të Ri pers, anëtarët e opozitës iraniane, së bashku me miqtë e tyre shqiptarë, festuan Vitin e Ri, Novruz, në kompleksin e tyre në Manzë të Durrësit. Folësit në këtë mbrëmje sollën urime për një vit të lumtur e të suksesshëm për popullin iranian dhe atë shqiptar.

Në fjalën e tij, Ministri i Diasporës Pandeli Majko tha se kushdo që prek muxhahedinët prek Shqipërinë.

“Shqipëria ka një protokoll, ne e quajmë protokoll të diplomacisë, por ata harrojnë se ju jeni nën mbrojtjen tonë, dhe kushdo që ju prek ju, prek Shqipërinë, prek shqiptarët, dhe kjo është arsyeja pse Shqipëria dëboi Ambasadorin e Teheranit. Mendoj se kjo është arsyeja pse Shqipëria dhe shqiptarët kanë një nga Ambasadat më të mira të Iranit dhe ajo është Kampi Ashraf, dhe jemi shumë krenarë që kemi miq si ju, që kemi miq si Madamë Rajavi, gruaja e hekurt, e cila pa dyshim do ta udhëheqë të ardhmen e Iranit”, tha Majko.

Ndërsa presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, Maryam Rajavi, uroi të gjithë iranianët në Iran e jashtë tij, duke thënë: “Gëzuar Vitin e Ri popullit të Iranit i cili ka refuzuar ta humbë shpresën ndonëse gjendet nën sundimin e errët e shtypës të mullahëve.”

Pandeli Majko, Ministër i Diasporës, Edmond Spaho, zëvendës kryetar i Partisë Demokratike, dhe një numër parlamentarësh e personalitetesh shqiptare morën pjesë në festim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here