Wednesday, May 1, 2024
Home Politikë Protesta dhe aksioni politik i opozitës, zhvillime në selinë blu

Protesta dhe aksioni politik i opozitës, zhvillime në selinë blu

0
646

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur pasditen e sotme Kolegjin e Kryetarëve në selinë blu, ku pritet të diskutohet për protestat dhe vijimin e aksionit politik.

Nuk dihet nëse kryedemokrati do ta hedhë për diskutim apo marrë në konsideratë ftesën e shefit të mazhoramncës Edi Rama për të shkuar në zgjedhje të parakohshme në shtator nëse opozita futet në zgjedhjet lokale të qershorit dhe fiton një bashkia më shumë se PS.

Protesta e fundit e opozitës së bashkuar, por pa Bashën, u zhvillua të enjten para Kuvendit ndërsa mbahej seanca plenare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here