Friday, April 26, 2024
Home Kronika Shpërndante hashash e kokainë, burg shqiptarit në Itali (Emri)

Shpërndante hashash e kokainë, burg shqiptarit në Itali (Emri)

0
803

Një i ri shqiptar, i arrestuar dy vite më parë për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike është dënuar sot nga drejtësia italiane me 3,9 vite burg. Sipas mediave lokale atje, shqiptari i dënuar  është identifikuar si Emiljano Korreshi.

Shqiptari u arrestua në vitin 2017 në kohën që po zbriste nga autobusi në Modica në sheshin e njohur si “Falcone-Boresellino”.

Scicli Droga Arrestato Emiliano Korreshi 500

Ai po mbante një qese në dorë kur zbriti nga autobusi që vinte nga Roma, element ky që ka shtuar dyshimet e karabinierëve, të cilët më pas vijuan kontrollin ndaj Korreshit. Karabinierët gjetën në çantën e shqiptarit 5 kg hashash të ndarë në 5 pako dhe 30 gram kokainë. Mediat shtojnë mes tjerash se Korreshi kishte rolin e korrierit, ndërsa ai do të vuajë dënimin në burgun e Raguzës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here