74 vjet nga pushkatimi i Prek Calit, Perkujtohet nga Kelmendasit e tij, vendosen kurora me lule tek busti

0
1150

 

74 vite më parë, në 25 marsin e 1945 në murin e varrezave katolike të Rrmajit do të pushkatohej nga regjimi komunist bashkë me 13 burra të tjerë, komandanti Prek Cali, e krah tij edhe dom Ndre Zadeja. Në këtë përvjetor të asaj ngjarje sa të rëndë, aq edhe të dhimbshme për krahinën e Kelmendit dhe mbarë shqiptarinë, famullitari i Kelmendit pader Gjon Kalaj sëbashku me banorë të zonës, vendosen kurora me lule dhe bënë nderime pranë bustit të heroit Prek Cali.

Shteti duhet të jetë më aktiv për ringritjen e shtëpisë së Prekë Calit, thotë pader Kalaj.

Ajo që ra në sy në këtë përkujtim, është se pushteti qëndror dhe ai lokal vijojnë ta shpërfillin këtë figurë kombëtare, martir të demokracisë. Prek Cali në vitet 1908 – 1911 e 1912 udhëhoqi kryengritjet antiosmane në krye të kelmendasve. Më 1914 mbështeti qeverinë e Vidit. Në krye të një çete malësorësh në gusht të 1920 mori pjesë në luftën e Koplikut në cilësinë e komandantit. Gjatë Lëvizjes së qershorit u radhit në krahun e Fan Nolit, duke hyrë në Tirane më 11 qershor 1924 në krye të malësorëve të vet. Gjatë qeverisjes jetëshkurtër të Nolit, shërbeu si komandant i forcave të Malësisë së Madhe. Pas kthimit të Ahmet zogut dhe zgjedhjes së tij president, Prekë Cali u internua për rreth tre vjet në Gjirokaster. U lirua me ndërhyrjen e Át Anton Harapit dhe pas Shpalljes së Mbretërisë më 1928 u gradua kapiten rezervist dhe për shumë vjet kreu detyrën e sigurimit të qetësisë publike dhe ruajtjes së kufijve të Kelmendit. Më vonë u zgjodh komandant i xhandarmërisë për Malësinë e Madhe. Më 1945 mori pjesë në Kuvendin e Brojës, mbledhur më 13 janar 1945, për të organizuar rezistencën antikomuniste. Udhëhoqi kryengritjen e Kelmendit që u zhvillua më 12 dhe 13 janar të vitit 1945. Pas dështimit të saj, më 17 janar iu dorëzua Batalionit IV të Brigades 23. Gjyqi kundër Calit filloi më 28 shkurt 1945, u akuzua se «në bashkëpunim me gjeneral Parianin dhe Melonin, duke përgatitur pushtimin e vendit nga Italia fashiste, se ka bashkëpunuar me regjimet e kaluara, se ka qenë armik i përbetuar i lëvizjes Nacionalçlrimtare».

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here