Friday, April 26, 2024
Home Aktualitet Çako: Zjarret e fundit të qëllimshme, autoritetet vendore asnjë masë

Çako: Zjarret e fundit të qëllimshme, autoritetet vendore asnjë masë

0
659

Zjarret e rëna ditët e fundit në vend janë të qëllimshme dhe të vëna nga dora e njeriut. Në një deklaratë për mediat, Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako tha se në nga fillimi i marsit deri tani janë djegur 167 hektarë.

Çako: Dhjetëra vatra zjarri kanë përfshirë sipërfaqe të shumta, në disa njësi administrative në thuajse të gjitha prefekturat. Prej datës 3 Mars e deri më sot ,janë konstatuar 69 vatra zjarri, të cilat kanë djegur  167 hektarë.  Për 22 ditë janë djegur sipërfaqe me kullota, pemëtari dhe  pyje, të konsideruara si zona të mbrojtura duke sjellë pasoja shumë  të mëdha si në ekonomi ashtu edhe në mjedis. Çako: Sipas analizës së EC kjo situatë është e qëllimshme. Të gjitha vatrat e zjarrit janë ndezur nga dora e njeriut.

Çako drejtoi gishtin nga autoritetet vendore, pasi nuk kanë marrë asnjë masë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here