Friday, May 3, 2024
Home Kronika Indianët e akuzuar për pastrim parash u larguan nga Rinasi në 20...

Indianët e akuzuar për pastrim parash u larguan nga Rinasi në 20 mars

0
573

Dy vëllezërit indianë, të cilët akuzohen për pastrim parash janë larguar nga Rinasi në datën 20 mars.

Nitin dhe Chetankumar Sandesara akuzohen në Indi për vjedhjen dhe pastrimin e 725 milionë dollarëve. Pasi kanë mbërritur në Shqipëri, ata kanë krijuar kompani investimesh.

Dhënia e nënshtetësisë shqiptare për dy shtetasit indianë ka vënë në dyshim funksionimin e institucioneve të sigurisë shqiptare.

Në reagimin e tij presidenti, Ilir Meta, ka deklaruar se për shtetasit e huaj, Nitin dhe Chetankumar Sandesara janë zbatuar procedurat ligjore bazuar në pikën 7, të nenit  9  të ligjit “Për shtetësinë shqiptare”.

Propozimi ka ardhur nga Ministria e Turizimit dhe Mjedisit, për shkak të eksperiencës në investime dhe historikut të sipërmarrjeve të suksesshme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe për shkak të angazhimit të tyre për realizimin e investimeve të rëndësishme elitare në vendin tonë.

Madje Presidenca sqaron se janë bërë të gjithë verifikimet nga agjencia ligjzbatuese nga e cila nuk kanë rezultuar të dhëna problematike për dhënien e shtetësisë shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here