Saturday, May 4, 2024
Home Politikë Kryemadhi: Po njoftojmë strukturat, shumë shpejt zgjedhje të parakohshme

Kryemadhi: Po njoftojmë strukturat, shumë shpejt zgjedhje të parakohshme

0
575

LSI ashtu si pjesa tjetër e opozitës ka ndezur motorët për zgjedhje të parakohshme edhe pse mazhopranca e ka përjashtuar diçka të tillë.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, duke folur për gazetarët para mbledhjes me ish-deputetët, tha se janë njoftuar të gjitha strukturat dhe Shqipëria shumë shpejt do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Kryemadhi: Në mbledhjen e sotme do të diskutojmë dhe për anën organizative të gjithë partisë, po bëhemi gati për zgjedhje të parakohshme. Jemi të bindur dhe po njoftojmë të gjithë strukturat se Shqipëria shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje të parakohshme për të pasur një parlament legjitim. Djegia e mandateve është interes publik, ishte akti final i opozitës për të ndërgjegjësuar opinionin publik dhe atë ndërkombëtar për kapjen e shtetit. Protesta e nesërme është një vazhdimësi e protestave të shqiptarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here