Sunday, May 19, 2024
Home Aktualitet Lleshaj: Shqipëria vend i sigurt, shanset për azil në Francë janë zero

Lleshaj: Shqipëria vend i sigurt, shanset për azil në Francë janë zero

0
682

Ministri i Brendshëm Sandër Leshaj, është takuar në Francë me homologun e tij Christophe Castaner.

Temë e diskutimit mes dy ministrave të brendshëm ishte emigracioni i paligjshëm i shqiptarëve në Francë.

Lleshaj tha se Shqipëria konsiderohet vendi i sigurt i origjinës, ndaj shanset e shqiptarëve për të marrë azil në Francë janë pothuajse zero.

“Me rëndësi të veçantë trajtuam edhe çështjen e emigracionit të paligjshëm. Konstatuam se kjo ende mbetet një çështje me rëndësi në marrëdhëniet midis dy palëve. Fatkeqësisht ekziston ende një numër shqiptarësh që aplikojnë pa shpresë, por gjithsesi aplikojnë për marrjen e azilit në Francë. Nga pala franceze dhe nga pala jonë u theksua që kushtet për kërkim azili në Francë nuk ekzistojnë. Shqipëria konsiderohet vend i origjinës së sigurt dhe shanset për marrjen e azilit në Francë janë pothuajse zero,”-tha Lleshaj në një njoftim për mediat.

Ministri i Brendshëm tha se mori mbështetje nga Ministria e Jashtme Franceze për procesin e integrimit të Shqipërisë.

“Mora mbështetje të rëndësishme nga autoritetet franceze të Ministrisë së Punëve të Jashtme për qëndrimin francez në mbështetje të procesit integrues të Shqipërisë. Ne  dhamë garancitë e nevojshme se procesi i reformave, kryesisht reforma në drejtësi, dhe në fusha të tjera do të vijojnë me intensitetin e duhur, në interes të përshpejtimit të të gjithë procesit, me shpresën e madhe që vendimi i pritshëm për hapjen e negociatave të merret në favor të Shqipërisë në muajin qershor,”-shtoi Lleshaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here