Saturday, May 18, 2024
Home Aktualitet Protesta/ 1000 forca policie në terren, sot dhe efektive femra

Protesta/ 1000 forca policie në terren, sot dhe efektive femra

0
1170

Opozita do të zhvillojë sot protestën e radhës para parlamentit kundër qeverisë. Protesta është parashikuar të nisë në orën 9:30, ndërsa në orën 10 do të fillojë edhe seanca parlamentare.

Në terren do të jenë rreth 1000 forca policie. Ndryshe nga herët e tjera në kordon do ketë edhe efektive femra. Ndërkohë mësohet se grupe policësh do të ketë dhë ruajtje të institucioneve përveç se tek parlamenti. Kështu nisur nga protestat e kaluara, do të ketë policë tek Kryesia e Kuvendit, KQZ por edhe tek Drejtoria e policisë së Tiranës.

 

 

Kësaj radhe flitet për një numër më të ulët policësh në ruajtje të rendit. Nuk do ketë as bote uji në gatishmëri. Ndërkaq nëoborrin e xhamisë së Namazgjasë do të jenë të dislokuara FNSH-të.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Po kështu mësohet se deputetët do të hyjnë nga pedonalja, e cila do të jetë e e rrethuar me efektivë të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës.

Godina e Parlamentit do të vijojë të jetë e rrethuar me kamera për të fiksuar të gjithë protestuesit e opozitës që mund të shfaqin shenja dhune. Gjithashtu, dera që lidh selinë e Partisë Demokratike me sallën e Parlamentit do të vijojë të jetë e bllokuar edhe përgjatë ditës së sotme.

Opozita ka paralajmëruar protesta sa herë të ketë seancë plenare për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një qeveri tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme.

Nga 16 shkurti opozita ka organizuar 6 protesta para Kryeministrisë dhe parlamentit. E fundit ishte më 21 mars. Opozita ka djegur mandatet parlamentare, një pjesë e të cilave janë zëvendësuar nga deputetë të rinj, kandidatë të listave të PD dhe LSI të 2017.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here