Caka:”Te enjten u vra shpresa për një polici dinjitoze”

0
673

Për Lëvizjen Socialiste në Integrim, ndryshimi në ligjin për vetingun është një akt kriminal i kryeministrit Rama dhe ministrit Lleshaj. Në një dalje nga selia e LSI, ish-deputetja Silva Caka tha se ditën e enjte u vra shpresa për një polici dinjitoze.

Silva Caka: Kjo është pikërisht ajo që i duhet Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt, një Polici e frikësuar, një Polici e tensionuar, e cila nga frika e moskalimit të Vetting-ut, bie pre e dëshirave të errëta të pushtetarëve dhe kriminelëve.

Prandaj, i ftoj të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, të denoncojnë çdo moment paligjshmërie, presioni dhe tensioni gjatë procesit vetjak të Vetting-ut. Vetëm në këtë mënyrë do të mund t’i shërbeni vendit tuaj në të vërtetë, vetëm në këtë mënyrë përmbushni betimin tuaj për besnikëri ndaj kryerjes së detyrave tuaja, zbatimit të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë me ndershmëri dhe paanshmëri gjatë gjithë kohës, ashtu siç jeni betuar kur keni marrë detyrën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here