Lleshaj takim me policine e Shkodres. A do te kete “prerje kokash” ne radhet e drejtuesve te policise ?

0
692

Sa here qe ne qytetin e Shkodres ndodhin ngjarje te bujshme per opionion publik, drejtuesit e Policise se Shtetit, “kujtohen” per kete qytet dhe marrin rrugen per te mberritur ne metropolin verior. Diten e sotme, pas vrasjes se 2 vellezerve Bilali, e gjithe policia e shtetit eshte ne qytetin tone e madje ne drejtorine e policise prej disa minutash po zhvillohen mbledhje. Edhe me pare, ministri Lleshaj ishte ne Shkoder. Kujtojme rastin e publikimit te nje videoje ku nje polic dyshohej se ngacmonte seksualisht nje te mitur dhe ajo ngjarje shqetesoi opinionin publik.

Lleshaj ishte ne Koplik e pastaj ne Shkoder ku deklaroi se i ka kerkuar policise angazhim maksimal ne ruajtjen e rendit dhe sigurise si dhe zbulimin e vrasjeve te bujshme ne kete qytet.

Pak dite pas kesaj vizite, Lleshaj viziton serish Shkodren por serish per ngjarje te bujshme. Vrasjen e dy vellezerve ! Por cfare do te thote Lleshaj ne dalje per mediat tashme ?

“I kam lene detyra policise se Shkodres per zbulimin dhe arrestimin e autoreve”.

Ky refren tashme eshte mesuar ndersa vrasjet dhe mungesa e sigurise dhe rendit publik ne qytet vijojne. “Fjalet e teperta jane fukarallek” thote populli dhe ne te tilla raste duhen vepra konkrete. Per policine, veprat konkrete jane arrestimet dhe dergimi para drejtesise i autoreve e jo fjalet boshe ne media. Mbetet per tu pare se cfare do te prodhoje mbledhja e radhes e ministrit me policine e Shkodres. “Prerje” kokash ne radhet e drejtuesve per mungese rezultatesh ne luften kunder krimit apo deklarata te riperseritura per mediat ?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here